US Open, eleminohet Ana Ivanoviç
22-vjeçarja, e cila renditet në vendin e 11-të në renditjen e përgjithshme, megjithë paraqitjen e mirë gjatë këtij viti, u largua shumë shpejt nga US Open, gjë e cila ndodh për herë të parënë karrierën e saj.
Serbja e filloi mirë ndeshjen duke fituar pastër setin e parë 6-2, por lëshoi shumë në dy setet e tjerë. Kjo u shfrytëzua nga kundërshtarja, e cila për asnjë moment nuk e humbi besimin.
Ndryshe nga Ivanoviç, tenistja ruse Maria Sharapova debutoi bindshëm, pasi fitoi me lehtësi 6-3, 6-0 ndaj bullgares Cvetana Pironkova, duke kaluar në raundin e dytë të turneut amerikan.
Për meshkuj, tenisti britanik Andi Mërrej kaloi me vështirësi letonezin Ernest Gulbis. Në ndeshjen për raundin e parë, numri 2 i botës fitoi me rezultatin 7-5, 6-3, 7,5.
Finalisti i vitit të kaluar, Mërrej vuajti në fillimin e ndeshjes, pasi Gulbis u tregua agresiv. Megjithatë, letonezi nuk arriti ta mbante të njëjtin ritëm gjatë gjithë lojës, duke u dorëzuar në setin e tretë.