E Diel, 1 Nëntor 2026

I thyen këmbën kundërshtarit, kërcënohet me vdekje

Nuk ka kaluar pa probleme, polemika dhe kërcënime derbi i Belgjikës Anderleht – Standard Liezh.

Dy futbollistë të skuadrës mike, Stiven Marcin dhe Aksel Vitsel kanë marrë kërcënime nga tifozët e Anderlehtit, për shkak të ndërhyrjeve të rënda. Vitsel është kërcënuar me vdekje pas ndërhyrjes brutale ndaj Marcin Vasilevski, të cilit i shkaktoi dy fraktura të rënda në këmben e djathtë.

Kërcenimet në drejtim të lojtarëve janë dërguar me e-mail, ndërsa policia ka nisur hetimet. Për ndërhyrjen e rëndë, Vitsel u gjykua ditën e martë nga Komisioni Disiplinor i Federatës Belge të Futbollit. Vasilevski, lojtar i kombëtares polake është operuar menjëherë dhe rrezikon të qëndrojë jashte fushave për rreth 1 vit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›