E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi i zhgënjyer nga Van Gal

Probleme në gjirin e skuadrës bavareze.Frenk Riberi ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer nga trajneri hollandez Van Gal.

Pasi ka konfirmuar praninë e tij edhe për një sezon tek bavarezët, fantazisti francez flet “pa dorashka” për marrëdhënien e tij me teknikun e skuadrës gjermane.

“Kjo është hera e parë që nuk jam dakord me një trajner. Për momentin nuk ka afrimitet mes nesh, por sillemi thjesht si profesionistë. Me Otmar Hicfeld gjithçka ishte ndryshe, pasi ai ishte një njeri i sjellshëm dhe trajneri më i mirë që kam njohur tek Bajerni i  Mynihut”,- shprehet Riberi në një intervistë dhënë për “France Football”.

Kjo deklaratë ndez sërish situatën në kampin bavarez, ku gjatë gjithë verës drejtuesit e Bajernit kanë hedhur poshtë ofertat e Realit të Madridit për shitjen e fantazistit.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›