E Shtunë, 31 Tetor 2026

Giggs: Ta sulmojmë Chelsean

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, ka thënë se Djajtë e Kuq duhet ta sulmojnë Chelsean në derbin më të madh evropian të kësaj fundjave që zhvillohet në Old Trafford.

“Mendoj se është e rrezikshme të tentojmë të shmangim humbjen ndaj Chelseat, që mund të shënojë gola në çdo moment. Ne duhet të dalim në fushë për të sulmuar, ashtu siç bën Manchester United në Old Trafford. Tifozët nuk duan lojë tjetër”.

“Nëse do të mbroheshim në 15 minutat e para, atëherë tifozëve kjo nuk do t`u pëlqente. Ne duhet të dalim në fushë, të sulmojmë, të shënojmë dhe të fitojmë. Do të jetë e vështirë sepse ata janë top ekip, por forma jonë është e mirë dhe kemi përparësinë e të luajturit në Old Trafford”, ka thënë Giggs.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›