Zaneti: “Mesi, në vend të Figos”

- Havier Zaneti ëndërron Mesin për të zëvendëuar Figon, dhe dëshiron të mbyllë polemikat pa fund mbi argumentin se kush është më i fortë midis zikaltërve dhe kuqezinjve. "Ne jemi të kënaqur për fitimin e titullit, - thotë kapiteni zikaltër, - dhe Milani është në finalen e Ligës së Kampioneve ku mund të fitojë dhe Kupën. Por, nuk gjej arsye se përse duhen bërë paralelizma për te ditur se kush nga dy skuadrat është më e mira". Në lidhje me lamtumirën e Figos, Zaneti pranon: "Më vjen keq që niset, humbasim një njeri të madh. Në vendin e tij do të merrja Mesin".
NEDVED
"Jam 35 vjec, edhe pse dukem si 25 vjec. Vitet i ndjej brenda meje", - thotë mesfushori bardhezi, Pavel Nedved, që lë të kuptohet se sezoni i ardhshëm mund të jetë dhe i fundit për cekun.
VIERI
Bobo Vieri, sulmuesi i Atalantës shënoi golin e parë pas 18 muajsh. Ai hodhi poshtë zërat se duhet të përfitojë 100 mijë euro. "Nuk është e vërtetë që paguhem për cdo gol, kam rrogën time".
MARADONA
Diego Armando Maradona doli nga klinika neuropsikiatrike në Buenos Aires, ku ishte shtruar prej 21 prillit. Ylli argjentias është në shtëpi por detyrohet të vizitohet tri herë në javë.