E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moutinho, i lidhur me Porton

Joao Moutinho është i lidhur ngushtë me Porton dhe e sheh të ardhmen në ekipin portugez, përkundër interesimit të Tottenhamit për shërbimet e tij. Pasi dështoi t’i bashkohej ekipit nga White Hart Lane gjatë verës, ku do ta takonte ish trajnerin Andre Villas-Boas, tash mesfushori portugez preferon më shumë Portugalinë.

“Unë e kam marrë vendimin të mbetem në Porto. Ne besojmë në vlerën dhe kualitetin që e kemi. Jam i lumtur këtu dhe dua të rri”, theksoi Moutinho në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, mediat angleze shkruajnë se Spurs do të tentojnë sërish në janar për përfaqësuesin portugez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›