Borini, afër Liverpoolit

Menaxheri Brendan Rodgers shpreson që sulmuesi i Romës, Fabio Borini të bëhet përforcimi i tij i parë në Liverpool.
21 vjeçari italian ka punuar me Rodgersin në akademinë e Chelseas dhe në huazim te Swansea. Bisedimet mes palëve janë duke vazhduar dhe spekulohet rreth arritjes së një marrëveshjeje mes 8-11 milionë funtesh.
“Ne shpresojmë të finalizojmë këtë marrëveshje, që besoj se do të jetë shumë e mirë për Liverpoolin. Fabio do të jetë i shkëlqyeshëm, jam i sigurt. Po ashtu do të jetë i adhuruar nga tifozët”, deklaroi Rodgers për BBC Sport.