Real – Valencia, Barcelona – Sociedad

Janë bërë të ditura çiftet e xhiros së parë të sezonit të ri 2012/2013 në La Liga, që do të fillojë në fundjavën e 18-të dhe 19-të gushtit. Federata Spanjolle e Futbollit tërhoqi shortin për edicion e ri të garave.
Kampioni në fuqi, Real Madrid do të nisë sezonin kundër Valencias në Santiago Bernabeu, kurse nënkampioni Barcelona pret Real Sociedadin në Nou Camp. Në duelet tjera të xhiros së parë ndeshen: Bilbao-Betis, Sevilla-Getafe, Levante-Atletico M, Celta-Malaga, Mallorca-Espanyol, Vallecano-Granada dhe Deportivo-Osasuna.
Kurse, ‘El Clasico’ i parë i edicionit të ardhshëm, Real Madrid-Barcelona do të zhvillohet më 7 tetor në Nou Camp kurse ai i kthimit në Santiago Bernabeu më 3 mars.