E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moyes Fellainit: Kopjo Leo Messin

Trajneri i Evertonit, David Moyes i ka thënë edhe një herë yllit të skuadrës, Marouane Fellaini që ta kopjojë në temperament lojtarin më të mirë të botës, Lionel Messin.

Fellaini vazhdon të fjaloset më lojtarë dhe gjyqtarë gjë e cila nuk po i pëlqen Moyes."Secili dëshiron që ta zmbrapsë Lionel Messi sepse kjo është mënyra e vetme për ta ndaluar atë. Ai pas secilës ndërhyrje ndaj tij është serioz, nuk reagon dhe shiqon punën e tij.

Messin nuk mund ta shohësh duke polemizuar por është një sportist i madh, shembull për të gjithë. Fellaini duhet ta shikojë më shumë temperamentin e Messit që të fitojë nga ai" deklaroi Moyes./ideksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›