E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mozaik" kulture në Tiranë

Ambasada të shteteve të ndryshme, të pranishme në Tiranë, kanë si pjesë të aktiviteteve të tyre vjetore një javë kushtuar kulturës. Nesër nis java kulturore austriake, e quajtur edhe "Mozaik". Një projekt që i kushtohet më së shumti interpretimit muzikor, por pa mënjanuar edhe ekspozitat e pikturës apo performancën audiovizuale që do të organizohet në hotel "Dajti", në bashkëpunim me bienalen e Tiranës. I nisur që në vitin 2007, ky festival është një projekt kulturor dhe arsimor i realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Marrëdhënieve Europiane dhe Internacionale Austri. I vendosur në disa hapësira në Tiranë, aktivitetet e këtij festivali nxitin një dialogim mes publikut, pedagogëve e studentëve të gjinive të artit. "Mozaik" do të organizohet deri në datën 18 tetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›