Bosch: Qeveria të orientojë emigrantët si të investojnë paratë
TIRANE- Kriza ekonomike botërore ka ulur ndjeshëm dërgesat nga emigrantët, që janë një burim i rëndësishëm financimi për një vend si Shqipëria. Duke evidentuar këtë fakt si një problem për vendin tonë, Ambasadori i OSBE-së Robert Bosch i ka kërkuar qeverisë të orientojë emigrantët shqiptarë se si të investojnë paratë e tyre në kushtet kur aktualisht pjesa dërrmuese e tyre përdoren për ushqim.
“Emigrantët shqiptarë përbëjnë rreth 27.5% të popullsisë, cka është një nivel i lartë. Fakti që remitancat janë ulur tregon për vështirësitë e jetës së emigrantëve. Këto remitanca përdoren kryesisht për ushqim dhe shumë pak për të hapur biznes. Detyra e qeverisë është të orjentojë emigrantët duke ju dhënë informacion se si ti përdorin si duhet këto të ardhura.” u shpreh ambasadori i OSBE-së.
Këtë deklaratë ambasadori Bosch e bëri gjatë një takimi me drejtues të Ministrisë së Punës dhe ekspertë, ku u diskutua mbi politikat efektive të migracionit për motive punësimi. Ambasadori Bosch theksoi gjithashtu se të gjitha qeveritë duhet të mbështesin familjet e emigrantëve edhe nëpërmjet asistencës, si një mënyrë për të ulur varfërinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)