E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sami Bushati 28 Nentori nate lufte

Deshmia

Nje nga veteranet e LANC-it 90-vjecari Sami Bushati tregon per gazeten Shqip se nata e 28 Nentorit ne Shkoder ne qytete dhe ne rrethina ka qene nje nate lufte. Tek ura e mesit luftohej shume ashper me gjermanet ndersa brenda ne qytet njesite guerile ndesheshin me autoblindat gjermane. Naten e 28 Nentorit duke u gdhire 29 Nentori gjermanet hodhen ne ere uren e Bahcallekut uren e Bunes dhe Kirit me qellim qe te pengonin levizjen e forcave partizane qe ishin ne ndjekje te tyre. Po ate nate gjermanet hodhen ne ere dhe depot e municioneve ne kodrat e Tepes rreze qytetit te Shkodres. Ata vrane shokun tone te njesitit gueril Qamil Berberi dhe familjen e tij. U vra furrtari i lagjes Luigj Urbani dhe u plagos banorja e kesaj lagjeje Gjushe Dibra. Gjithashtu naten e 28 Nentorit jane plagosur ne luftime shoket tane Jonuz Nishani dhe Hysen Mataj si dhe eshte vrare duke luftuar heroikisht tek ura e Mesit partizani i batalionit Perlat Rexhepi Sejdin Dushaj. Une te gjitha keto i kam jetuar dhe i mbaj mend shume mire sidomos naten e fundit duke u gdhire 29 Nentori nuk harrohet kurre rrefen Bushati.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›