Capello i pavendosur për Rooneyn

Selektori i Anglisë, Fabio Capello, është i pavendosur nëse do ta marrë Wayne Rooneyn në Euro 2012 apo jo.
Italiani shpreson që dënimi prej tri ndeshjesh për futbollistin e Manchester Unitedit, pas kartonit të kuq të marrë ndaj Malit të Zi, të zbutet në dy, kështu që 26 vjeçari do të mund të luante ndaj Ukrainës në Grupin D.
“Më duhet të pres. Më duhet ta shoh se si do të shkojë apeli ynë. Vendimi prej tri ndeshjesh dënim ishte i rëndë dhe shpresoj që ankesa do të ndihmojë që të reduktohet ai. Shpresoj që Rooney të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë”, deklaroi Capello.