Cordoba vuan për Interin

Ivan Ramiro Cordoba po vuan për situatën nëpër të cilën po kalon ekipi i tij, Inter. Mbrojtësi kolumbian i ka dhënë këto deklarata pas humbjes së Nerazzurrëve nga Udinese në Giuseppe Meazza me rezultat minimal, 1:0, pas golit të shënuar nga Mauricio Isla.
“Kam dëshirë të madhe të kthehem dhe të luaj, pasi që është e tmerrshme ta shohësh Interin në këtë situatë të vështirë. Po vuaj nga kjo situatë. Unë jam në dispozicion komplet të trajnerit. Duhet ta gjejmë forcën dhe të reagojmë në këtë moment, të kthehemi dhe të synojmë objektiva të rëndësishëm”, deklaroi Cordoba.