E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olic largohet në qershor

Ivica Olic është gjithnjë e më larg Bayern Munichut.

Sulmuesi kroat nuk po gjen vend në formacionin bazë dhe e ka ndërmend të largohet nga Allianz Arena.

“Mundësia që unë të mbetem këtu deri në fund të sezonit është 50 për qind. Mirëpo, në fund të tij do të largohem sigurt. Nuk kam asnjë problem ta respektoj kontratën deri në fund, nuk kam arsye të largohem në janar. Por, të presim edhe një muaj dhe të vendosim së bashku. Ndoshta do të ishte më mirë që të rrija këtu deri në fund të sezonit, posaçërisht për familjen time”, deklaroi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›