Zgjedhjet e pjesshme, s’votohet ne komunën e Shalës
Ne 5 qendrat e votimit te Shalës nuk u tërhoqën ne kohe materialet zgjedhore pasi nuk ishin emëruar komisionerët nga KZAZ-ja 42. Rreth orës 11:00 KQZ emëroi komisionerët e komunës Shale, kohe ne te cilën u nis me helikopter drejt zonës se thelle edhe baza materiale. Por duket se ngarkesa ka mbërritur pas orës 13:00, qe shënonte përfundimin e afatit zyrtar. Ndërkohë, me herët, kreu i KQZ-se, Arben Ristani, akuzoi përfaqësuesit e majte se po tentonin te çonin ne pavlefshmëri te zgjedhjeve. Pas tensionimit te situatës kohet e fundit ne këtë komune, forcat Renea u angazhuan qe ne mëngjes për te ruajtur kandidatet. Për Koalicionin Aleanca për te Ardhmen është ne gare Bal Vuksani ndërsa për Aleancën për Qytetarin Dede Tonaj i cili është nen akuze për plagosjen e kushëririt te rivalit te tij. Ndërsa ne Shllak procesi filloi rreth orës 08:30. Sipas KQZ-se sekretari i një QV-je u largua bashke me vulën, ndërsa ne te tjerat nuk u paraqiten ne kohe komisionerët. Zgjedhjet e pjesshme janë shoqëruar me probleme edhe ne komunën Finiq te Sarandës me 3700 votues. në KQV 4628 në fshatin Vrion procesi u bllokua për 3 ore pasi u konstatua dëmtimi i vulës së qendrës së votimit. Ne këto kushte KQZ nisi me helikopter një të re. Burime nga komisioni i kësaj KQV bëjnë të ditur se vula është dëmtuar ndërsa komisionerët janë përpjekur të heqin dyllin e mbetur mbi të gjatë stampimit të materialeve Zgjedhore. Ata kanë përdorur mjete të forta prerëse për pastrim dhe më pas e kanë futur vulën në një enë me ujë të nxehtë. Ndërkohë, po regjistrohet një pjesëmarrje më e lartë se në zgjedhjet e 8 majit. 20 autobusë me emigrantë kanë mbërritur nga Greqia për të votuar. Në Finiq kandidojnë Ziso Mici nga partia MEGA dhe Sokrat Spiro nga PBDNJ. Ne dy komunat Paper dhe Pishaj ne Elbasan procesi i votimit ka vijuar normalisht. Por është vene re pjesëmarrje e ulet krahasuar me zgjedhjet e 8 majit. Ne komunën Paper procesi përsëritet pasi ne 8 maj ne fletët e votimit ishte ngatërruar emri i kandidatit me siglën e koalicionit. Për këtë njësi kandidojnë Shefqet Bullari i Aleancës për te ardhmen dhe demokrati Gani Cani. 2600 votues te komunës Mollas ne Kolonje votojnë serish për te zgjedhur Këshillin e Komunës pas një gabimi teknik me fletët e votimit ne 8 maj. Fletët e kësaj komune kane qene gabimisht te njëjta me ato te një komune tjetër te këtij rrethi, ndaj dhe për këtë KQZ ka vendosur përsëritjen e procesit për zgjedhjen e 13 këshilltareve komunale. Procesi zgjedhor ka vijuar normalisht ne te 12 qendrat e votimit. Ne shkalle vendi pritet te votojnë këtë te diele 36 mije zgjedhës.