E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e 7-të e grevës se urisë

Ky i fundit është interesuar për gjendjen shëndetësore te grevisteve dhe ka premtuar se do ti përcjellë kreut te shtetit te gjitha informacionet lidhur me kushtet ku po zhvillohet greva dhe kërkesat e tyre. Pas daljes nga galeria, Nurja nuk ka pranuar te komentoje situatën për mediat kryesore, te cilat nuk janë lejuar edhe gjate takimit ne galeri. Këta te fundit ne vazhdimësi i kane bere thirrje qeverise qe te ndërhyjë pasi gjendja shëndetësore e minatorëve është përkeqësuar. Drejtues te sindikatave akuzojnë ACR se nuk ulet ne bisedime për te zgjidhur çështjen. Por nga ana tjetër, drejtues te ACR janë shprehur se janë te gatshëm për negociata por pa praninë e krerëve te sindikatave. Minatorët kërkojnë rritje page ne masën 40%, ulje te moshës se daljes ne pension e përmirësim te kushteve te punës. Përveç minatorëve te ngujuar, dhjetëra te tjerë e kalojnë natën jashtë ne çadrat ne hyrje te galerisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›