E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet aleanca PS – LSI?

Ne shtator partia me e madhe e opozitës do te shkoje ne parlament dhe do te punoje për alternativen e saj qeverisëse, pjese e te cilës mesa duket është edhe mundësia për një aleance me LSI për te cilën flitet shpesh ne selinë roze. Sekretarja për marrëdhëniet ndërkombëtare ne PS, Arta Dade pranon se ekziston mundësia për një aleance me partine e Ilir Metës ne te ardhmen, por sipas saj, për këtë bashkëpunim duhet pyetur edhe baza e partisë dhe duhen pare me kujdes marrëdhëniet me individë te veçante qe kane përdorur pushtetin kundër socialisteve. Por LSI e cila ka 2 vjet qe qeveris me Sali Berishën, duket se nuk ngutet për tu shprehur për ringjalljen e aleancave te vjetra me te majtën. Nënkryetari i LSI Edmond Haxhinasto thekson se çdo organizim i ri politik nuk mund te realizohet pa u konsultuar me LSI. Koalicioni Aleanca për Qytetarin fitoi ne 8 maj 140 mije vota me shume se koalicioni i majte, 120 mije prej te cilave i përkisnin LSI. Ky rezultat duket se ka ndikuar edhe tek PS e cila gjithnjë e me shume nuk po e sheh si herezi një aleance me Ilir Metën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›