E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia, shpëtohet pas 266 orësh nën rrënoja

Një burrë 80 vjeç është nxjerrë i gjallë dje nga rrënojat, pasi kishin kaluar 266 orë nga tërmeti shkatërrues që ka goditur provincën kineze Sichuan. Lajmi është bërë i ditur nga BBC që citon televizionin shtetëror kinez. 80-vjeçari quhej Xiao Zhihu dhe pavarësisht se nuk kishte plagë serioze, nuk mund të lëvizte për shkak të një paralize në këmbë. Ai u gjet në qytetin Mianzhu, të provincës Sichuan. Kishte mbetur i mbërthyer nën një tra të shtëpisë së tij të shembur dhe mbijetesa ishte bërë e mundur falë ushqimit që e shoqja kishte mundur t‘i përcillte. Dhe në fakt, ai është ndër të paktët fatlumë që del i gjallë nga rrënojat, pasi shpresat për të tjerë të mbijetuar, po shuhen. Skuadrat e shpëtimit po kërkojnë edhe për 24 minatorë që janë bllokuar nën tokë, në kohën e tërmetit, por nuk ka ende asnjë shenjë jete prej tyre.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›