Mubarak në komë

Ndërkohë që agjencia e lajmeve egjiptiane Mena thekson se lideri egjiptian është klinikisht i vdekur, autoritetet ushtarake e mohuan këtë.
Edhe disa media të tjera vendase njoftuan se Mubarak ka kaluar ne vdekje klinike, por Nile TV theksoi se mjekët janë duke bërë të pamundurën për ta mbajtur ish-liderin në jetë.
Sipas raporteve thuhet se 84-vjecari ka pësuar një hemorragji cerebrale dhe është lëvizur me helikopter nga burgu drejt një spitali ushtarak për një trajtim më të specializuar.
Mubarak u rrëzua nga pushteti në kryengritjet e vitit të kaluar dhe u dënua me burgim të përjetshëm në fillim të këtij muaji, për rolin e tij në vdekjen e protestuesve para largimit.
Ka pasur raporte të shpeshta që nga atëherë se shëndeti i tij është përkeqësuar, shumë prej të cilave kanë qenë dëshmi të gabuara.
Lajmi vjen pasi dhjetëra e mijëra njerëz kanë dalë në protesta në Sheshin Tahrir në Kajro, për të protestuar kundër një vendimi nga ana e këshillit ushtarak në pushtet për të marrë përsipër kompetenca të reja.