E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mubarak qan për Gaddafin

Kur ka parë fotografinë e Muammar Gaddafit të pajetë dhe me trup të masakruar nga sulmet e rebelëve, Hosni Mubarak shpërtheu në lot dhe pati një reagim histerik.

Iu desh ndërhyrja e mjekëve të spitalit Ushtarak në Kajro, aty ku edhe është shtruar për ta qetësuar.

Burime nga ky spital kanë rrëfyer reagimin e Mubarak, i rrëzuar nga pushteti shkurtin e kaluar, pas një vrulli revoltash që përfshinë vendin.

Ish- Presidenti ndodhet në kryeqytetin egjiptian për të marrë pjesë në procesin ku ai është i pandehur se ka urdhëruar, sipas akuzës të qëllohet kundër manifestuesve në sheshin Tahrir.

Ndërkaq theksohet se Mubarak është i ruajtur nga forca të shumta ushtarake, në mënyrë që të frenohet që ndonjë egjiptian i frymëzuar nga aktet libiane dhe ti japin fund jetës së ish "Faraonit" të Egjiptit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›