Statuja e Lirisë bëhet Hi-Tech
Statuja e Lirisë bëhet Hi-TechNew York për 125 vjetorin e saj, më 28 Tetor, Statuja e Lirisë do të marrë një “dhuratë” Hi-Tech: "Lady Liberty", siç e quajnë amerikanët monumentin e tyre më të njohur, do të pajiset me një aparat të sofistikuar web-cam, i pozicionuar tek pishtari.
Kjo “dhuratë” do ti lejojë kujtdo nga çdo anë e botes të ketë në kohë reale, duke u lidhur me internet në sitin e autoritetit të portit të New Yorkut, një këndvështrim me të vërtetë të veçantë mbi Mollën e Madhe, siç quhet ndryshe New Yorku.
Do të ketë pesë kamera, që do të aktivizohen me rastin e ceremonisë që është programuar për të festuar “ditëlindjen” e statujës-ikonë, dhuruar Shteteve të Bashkuara nga francezët, në vitin 1886.
Falë teknologjisë, që prej kompjuterit do të mund të arrihen këndvështrime të reja të New Yorkut, midis të cilave një pamje panoramike prej 180 gradësh.
Do të jetë e mundur të shihet edhe mbërritja e trageteve, dhe përparimi i punimeve i Freedom Tower e World Trade Center, atje ku gjendeshin Kullat Binjake.