PE Optimiste per oferten e re te PS
Parlamenti Europian shprehet optimist per zgjidhjen e krizes politike duke iu referuar ofertes se fundit te bere nga Partia Socialiste. Kryetari i delegacionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore Eduard Kukan u ben serish thirrje dy forcave kryesore politike te ulen se bashku dhe te gjejne zgjidhjen e krizes. Kriza politike ne Shqiperi vazhdon tashme prej shume kohesh. Sigurisht qe une jam vertet i shqetesuar dhe shpresoj se kjo krize politike te marre fund sa me pare. Per sa i perket propozimit te opozites une kete e shoh si nje hap perpara ne drejtimin e duhur dhe shpresoj se ky do te sherbeje per te gjetur zgjidhjen sepse kjo do ta ndihmoje edhe Shqiperine. Une shpresoj dhe jam optimist se politikanet shqiptare jane tashme te pergjegjshem per kete situate dhe une jam kete here pak me shume optimist se kriza do te zgjidhet tha Kukan. Zyrtari i larte i Parlamentit Europian e beri kete deklarate ne nje takim qe pati ne fokus te drejtat e njeriut ne vendet e Ballkanit Perendimor. Pak jave me pare Kukan dhe eurodeputetet qe e shoqeronin deshtuan ne Tirane ne perpjekjet e tyre per te zgjidhur krizen pasi PS-ja dhe PD-ja nuk rane dakord per hartimin e nje deklarate te perbashket.