Peru,një tërmet 6 ballësh godet vendin
Një tërmet me magnitudë 6,2 ballë i shkallës Riter u regjistrua sot në veri të ishullit të Perusë, bëri të ditur Instituti amerikan Meteorologjik dhe Gjeofizik, (USGS). Epiqendra e tërmetit u lokalizua në oqeanin Paqësor 71 kilometra në veriperëndim të Perusë. 'Tronditja e tokës ndodhi në orën 05:04'', deklaroi instituti. Nuk ka informacione për dëme materiale apo viktima.