E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,Feith uron 1 vjetorin e pavarësisë

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e njëvjetorit të shpalljes të pavarësisë. "Në përvjetorin e parë të pavarësisë së Republikës së Kosovës, unë shpreh urimet më të ngrohta për të gjithë qytetarët e saj. Ne, partnerët tuaj ndërkombëtarë, kemi rrugëtuar së bashku me ju gjatë vitit të kaluar dhe kemi dëshmuar ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur ndërsa ju filluat të ndërtonit të ardhmen e ndritur si një shoqëri demokratike dhe shumë-etnike", thuhet në letrën e urimit të Feithit. Ndërkohë që festojmë - ka theksuar Feith, nevojitet gjithashtu të jemi të vetëdijshëm se rritja shoqërohet gjithnjë nga sfidat. "Ka shumë punë për të bërë nga udhëheqësit e Kosovës dhe nga të gjithë ne ndërsa ecim përpara në të tëra fushat e reformave dhe pajtimit dhe krijojmë një jetë të stabilitetit dhe paqes me mundësi të barabarta për të gjithë", është shprehur ai "Ne i urojmë qeverisë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës gjithë të mirat në punën e tyre për t'i dhënë formë të ardhmes dhe ofrojmë përkrahjen tonë për ju në të gjitha përpjekjet tuaja për t'iu afruar strukturave evropiane dhe atlantike në muajt dhe vitet e ardhshme", përfundon urimi i përfaqësuesit civil ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›