E Diel, 1 Nëntor 2026

"Femijet e Murit" ne Tirane

Ne kuader te Tetorit Gjerman 2009, nje grup nxenesish dhe studentesh ne Tirane jane duke pergatitur pjesen teatrale "Femijet e Murit" e shkruar nga Stefan Neugebauer, qe eshte dhe regjisor i saj

Regjisori berlinez Stefan Neugebauer eshte njeri prej protagonisteve te Tetorit Gjerman 2009 ne Tirane. Ai ka shkruar nje pjese teatrale, te cilen po e ve ne skene me nje grup nxenesish dhe studentesh gjermanishtfoles. "Ishte e veshtire sepse nuk e dija ku te gjeja nxenesit, studentet, i gjetem beme disa prova ne maj dhe ndame rolet, ndersa perpara se te vija ketu, mendova se studentet nuk do te vinin serish. Kurse, ata, kane deshire te interpretojne, jane dinamike, kane shume energji, disa jane te talentuar, disa jo, sipas meje, por secili jep ate qe mundte te jape. Jam i kenaqur, ne kete salle kaq te bukur, kam menduar per kete salle, per ndricimin, per publikun, i cili do te jete pjese e shfaqjes. Do te kete personazhe qe do te shkojne drejt publikut", ka thene ai ne nje interviste te fundit.

Kane nisur nga puna qysh ne muajin mars te ketij viti, kur dhe eshte bere seleksionimi i trupes amatore, ndarja e roleve dhe zberthimi psikologjik e historik i tyre. "Femijet e Murit" eshte nje retrospektive per rolin qe kishte per Berlinin, por dhe jo vetem, muri qe ndante Lindjen me Perendimin, dy bote, dy sisteme te kunderta. Historia flet per nje komunist te cmendur qe jeton ne nje kazan plehrash tamam ne pjesen e vijes kufitare. Menyra se si behej kontrolli i kalimeve, indoktrinimi, penetrimi i perendimoreve ne lindje, perpjekjet per arratisje etj. Te gjitha jane skena qe pershfaqin realitetin, absurdin, konvencionin. Nje menyre e tregimit artistik te asaj qe ka kaluar, por qe sjell mesazhe aktuale.

Stefan Neugebauer, thote per DW se pjesa teatrale eshte nje paralele, nje mbivendosje mes asaj qe ka ndodhur ne Gjermanine Lindore dhe asaj qe ka ndodhur ne Shqiperi ne kohen e komunizmit. Ndaj dhe aktoret flasin ne nje miks gjuhesh, diku gjermanisht, pastaj shqip, anglisht, por dhe frengjisht. Aktoret flasin ne nje miks gjuhesh, diku gjermanisht, pastaj shqip, anglisht, por dhe frengjisht.

E vecanta eshte se e ka zgjedhur skenografine e murit si karton "sepse nuk mund te jete si nje mur i vertete, ka disa paralele, per nje arsye shume praktike, por eshte nje mur artificial, fakti qe kemi jete te ndara njerezish, dhimbje dhe gjithcka tjeter tregon se ishte nje ndarje e detyruar. Nuk eshte bere perjetesisht, ekzistoi perreth 30 vjetesh, eshte ndertuar per disa momente te caktuara".

Pas kesaj, regjisori gjerman pretendon qe te realizoje nje shfaqje opere nga Vagner, por kuptohet i duhet qe te gjeje parate. Duket se Shqiperia, per shkak te bashkepunimit dhe miqesise e ka goditur...


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›