E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muhedini: Idrizi nuk ka vend në PDI

Kreu i PDI-së Thir Muhedini është shprehur lidhur me deklaratën e deputetit të PS-së Shpëtim Idrizi se do të kalonte me PDI-në duke u shprehur se kryesia e kësaj partie ka vendosur se Idrizi nuk ka vend në parti. Këtë deklaratë Muhedini e bëri pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDI-së ku sipas tij u diskutuan për platformën në qeverinë e re.
Sipas kreut të PDI-së Tahir Muhedini kjo forcë politike do të kërkojë nga Partia Demokratike një ministër, 2 zv. Ministra dhe ambasadorë në Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët do të mbrojnë çështjen çame.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›