E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Bode të tregojë të vërtetën për financat

Partia Socialiste kërkoi të shtunën që ministri i Financave, Ridvan Bode, të tregojë të vërtetën për financat e vendit. Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, tha sot gjatë një konference për shtyp, se "ministri i Financave duhet t'i tregojë të vërtetën shqiptarëve për mosfinancimin e kontratave që ka lidhur për rrugët e për mungesën e investimeve, për gropën e zezë të ekonomisë ku rrezikon të bjerë vendi".
"Sot z.Bode më në fund ka pranuar se vendi ka patur krizë, edhe pse PS e ka bërë me dije një fakt të tillë prej shumë kohësh", tha Kodheli.
Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi të shtunën se situata financiare në vend gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti paraqitet stabël dhe qeveria përballoi me sukses presionet e krizës ekonomike botërore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›