E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatet e PD-se kerkojne perfaqesim

Me afrimin e dates per formimin e kabinetit te ri qeveritar, aleatet e Partise Demokratike ne zgjedhjet e 28 qershorit kerkojne perfaqesimin ne nivele te para apo te dyta qeverises. Nje prej tyre, kryetari i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, i kerkoi dje kryeministrit Sali Berisha ta perfshije ne perfaqesim dhe kete force politike, qofte dhe ne nivel te dyte qeverises. Gjate nje prononcimi per mediat, ai thekson se pavaresisht rezultatit, kryetari i Partise Demokratike duhet te respektoje marreveshjet paraelektorale. "Kur eshte bere marreveshja per koalicionin e perbashket eshte thene se me pare duhet te dalim bashke ne zgjedhje dhe me pas do te ndahet edhe pushteti", solli ne vemendje Ceka. Tani, sipas tij, eshte radha e kryeministrit qe te shohe se cili eshte vendi i Aleances Demokratike. Ai nuk beson se perfaqesimi ne kabinet mund te flitet mbi bazen e rezultateve te votave. "Te gjithe e Dime qe votat jane ndare e majte e djathte dhe nuk jane ndare PAA apo PSD", tha lideri i PAD. Si nje force politike e ardhur nga e majta , Ceka nuk e sheh negativisht levizjen e LSI-se per te qene pjese e qeverise se ardhshme. Madje ai deklaron se Meta kishte argumente te forte per te qene kunder Rames ne garen e 28 qershorit. "Ne fund te fundit partite garojne per te qene ne pushtet dhe nuk garojne kot. Kodi zgjedhor u ndryshua nga PS kundra LSI, e gjithe fushata e PS u be kunder LSI, megjithate LSI e leshoi mesazhe per bashkepunim dhe mori nje mesazh negativ", vleresoi Ceka.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›