Heqja e vizave dhe përshpejtimi i anëtarësimit në BE, pikat kryesore të diplomacisë
Përshpejtimi i shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë, sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, kryesojnë axhendën e diplomacisë shqiptare. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme shqipare thuhet se përfundimi i procesit zgjedhor, i vlerësuar nga personalitet më të larta europiane dhe amerikane në deklarata publike si më i miri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ka sjellë dhe intensifikimin e dinamikës diplomatike në lidhje me integrimin europian të vendit. Kështu ministri Basha ka patur një sërë bisedash telefonike me homologë të tij. Ministri i Jashtëm i Suedisë, vend i cili ka dhe Presidencën e radhës së BE-së i konfirmoi ministrit Basha se Presidenca Suedeze mbështet shqyrtimin pa vonesa të kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si dhe përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit shqiptarë. Kjo bisedë telefonike u bë publike dhe në një konferencë për shtyp të shefit të diplomacisë suedeze me ministrin e Jashtëm të Islandës në Stokholm. Shqyrtimi i shpejtë i kërkesës së Shqipërisë është kërkuar publikisht edhe nga Ministri i Jashtëm i Italisë dhe ish zv/President i Komisionit Europian Franko Fratini në një deklaratë publike, bërë në Trieste. Edhe me këtë të fundit ministri Basha ka zhvilluar një bisedë telefonike ku e ka njohur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si dhe angazhimin e Qeverisë Shqiptare për të vijuar me vendosmëri në plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtëm Italian rikonfirmoi vullnetin dhe angazhimin e palëkundur të Italisë për përmbushjen, në kohë të shpejtë të liberalizimit të regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë si dhe të shqyrtimit të kërkesës, siç e vlerësoi ai, tashmë të avancuar të Shqipërisë për kandidim në Bashkimin Europian. Frattini ka vlerësuar progresin e madh të bërë nga Shqipëria dhe ka theksuar se Italia do të vazhdojë të jetë avokate e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa ka shprehur edhe përgëzimet për kryeministrin Berisha për fitoren e zgjedhjeve të 28 qershorit .
Përfundimi i procesit zgjedhor do të sjellë zhvillime të rëndësishme për Shqipërinë në drejtim të integrimit europian. Shpallja e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, i ka hapur rrugë shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim që kryemisnitri i Suedisë Reinfeld, në një deklarim të tij e ka lidhur pikërisht me përfundimin e procesit zgjedhor.