E Diel, 1 Nëntor 2026

Muho u shkarkua nga Moisiu si prokuror sepse liroi kuqon e Beratit (FOTO)

muhoTiranë- Mazhoranca ka shkarkuar dje nga detyra të propozuarin e LSI-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Muho me arsyetimin se ka precedentë të dyshimtë pasi rezulton i shkarkuar nga presidenti Alfred Moisiu sepse ka liruar një prej kriminelëve më të rrezikshem të Fierit, të njohur me nofkën kuqo i Beratit.

Diskutimet e mataones së djeshme plenare morën një tjetër rrjedhë, kur kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se emërmimi i Muhos si anëtar i KQZ-së ka qenë i jashtëligjshëm. Sipas saj ai ka fshehur të kaluarën e tij, duke shtuar se ai është shkarkuar nga detyra nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të kryeprokurorit Theodhori Sollaku për lidhje me krimin.

Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV-në që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku , ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke në koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky ëhtë atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit. Kam 18 vjet në politik,- tha Topalli.

Gjatë fjalës së tij para deputetëve kryeministri Sali Berisha u shpreh se Muho duhet të largohet nga KQZ-ja, pasi sipas tij është shkarkuar nga detyra e prokurorit për lidhjet e tij me krimin.

Diskutohet për një person që në kundërshtim me cdo rregull etike nuk ka treguar që ka qënë i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të këshillit të prokurorëve. A e kuptoni ju që ska shqiptar që të pranojnë këtë. Ata që e propozuan duhet të kërkonin të falur për emërimin e tij, ky zotëria të jepte dorëheqjen se nuk tregoi. Ky ishte njeri i ligjit, e dinte që kishte 3 shkallë gjykimi për të fituar të drejtën e tij. Pse e bëni avokatin e tij kur ai nuk e bëri vetë. Unë kërkoj të falur që e votuam se nuk e dija, bëj një gabim dhe tërhiqem, por jo të bëj avokatin e tij. Ai ishte jashtë të gjitha kushteve, pse e kursyet ju kundërshtarët e mi. Kam leverdi që deri nesër në mëngjes ju ta mbroni, them që shumica nuk e dinte. Në këtë rast kërkova të falur ai të japë dorëheqjen. Por ju kërkoni prishje balancash, kjo është e gabuar marrëveshjet respektohen,- thaBerisha.

Ndërkohë pas tij reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili i ka kërkuar kryeministrit të japë llogari se pse ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani drejtoi KQZ-në kur është dënuar me burg.

Së pari zoti kryeministër bëre shumë moral, ne nuk mbrojtëm asnjë individ, por principet Kushtetun dhe ligjin. Sa i pëket shitjes së moralit, para set ë na shesësh moral përgjigju pyetjesAarben ristani kreu i KQZ dhe sot zv/ministër i Brendshëm që merret me zgjedhje, i shkarkuar nga dekreti jot si president dhe i dënuar me vendim gjykate, dhe me burg, pse e vendose kryetar të KQZ për të vjedhur zgjedhjet dhe sot zv/ministër per te vjedhur zgjedhjet, tha Ruçi.

Ndërkohë vetë ish-Presidenti Alfred Moisiu i kontaktuar nga GSH-ja thotë se nuk e mban mend si rast të veçantë këtë shkarkim.

Kur propozimi vjen nga Prokurori i Përgjithshëm, në çdo rast, jo vetëm unë, por çdo president e mbështet. Kështu që nuk mund të them asgjë të veçantë lidhur me këtë rast specifik, sepse nuk më kujtohet,-tha Moisiu.

Sipas Moisiut publikimi i tanishëm i këtij shqetësimi të mazhorancës tregon mungesë serioziteti.

Nuk e di pse e përdorin tani këtë si fakt. Dokumentet e tij duhet të ishin parë qysh në momentin kur ai u zgjodh anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dokumentet aty kanë qenë, në arkivë. Edhe atëherë mund të ishin marrë dhe të zbardhej ky fakt. Por siç e ka zakon politika jonë që; kur do të bën lustra, kur do, të nxin. Kjo është mungesë serioziteti.,-tha Moisiu për GSH-në.

Kush është Kuqo i Beratit 

Më 29 prill 2009 gjykata liroi për herë të dytë Aleksandër Kuqon, njeriun e cilësuar si “i forti” i Beratit dhe shumë i kërkuar nga policia italiane.

Vendimi u dha nga Apeli i Vlorës, pas një kërkese të avokatit të të denuarit me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos. Vendim që u ul deri në 21 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier.

Me vendimin nr. 297, datë 9 dhjetor 2002 të Gjykatës së Fierit ai është dënuar me 21 vjet burgim. Duke njohur vendimin e Gjykatës së Milanos më 25 tetor 1999 që e ka dënuar me burgim të përjetshmë per veprat penale të vrasjes me paramendim në bashkepunim, mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim.

Asokohe mbrojtja shpjegoi se Aleksandër Kuqo, nuk mund të qëndrojë në Spitalin e Burgut Tiranë dhe se vuan nga një sëmundje mendore.

Asokohe prokurori i Gjykatës së Apelit, Aleksandër Goga e cilësoi të padrejtë vendimin dhe të pabazuar duke thënë se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Kuqo është dënuar për “vrasje me paramendim”, “shfrytëzim prostitucioni” dhe “armëmbajtje pa leje”, të kryera në Itali.

Kuqo njihet edhe si biznesmen sepse ka ngritur një kantinë pijesh në Berat në vitin 2001. Raporttimet e asaj kohe e cilësojnë si mik të politikanëve të majtë dhe ish-pronar i një televizioni lokal në Berat.

Dekreti i Presidentit për shkarkimin e prokurorit Ilirian Muho, aktulisht anëtar në KQZ

Dekreti i Presidentit për shkarkimin e prokurorit Ilirian Muho, aktulisht anëtar në KQZ ◄ Back Next ► Picture 1 of 7

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›