E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedime të tjera Prishtinë-Beograd, nesër Daçiç e Thaçi në Bruksel

raundi-i-dialogutBeograd- Duket se ashtu siç ishte paralajmëruar, negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë përsëri.

Sipas gazetës së përditshme serbe Blic, negociatat do të vazhdojnë të mërkurën në Bruksel, dhe marrëveshja për këtë ashtë arritur dje nga të tri palët, shkruan sot gazeta.

Sipas saj, nga pala serbe e sigurt është vetëm shkuarja e Daçiç-it në Bruksel, ndërsa për pranimin e marrëveshjes apo detaje të tjera nuk dihen ende.

“Me insistim të bashkësisë ndërkombëtare negociatorët serbë do të shkojnë në Bruksel me propozime konkrete, ka thënë një diplomat perëndimor që nuk deshi ti përmendej  emri. Sipas këtij burimi, shkruan Blic, kushti i palës serbe është që nga marrëveshja të hiqet pjesë sipas së cilës Mitrovica jugore do ti bashkohet Mitrovicës veriore.

Por nuk dihet se me kë do të vazhdojnë bisedimet, pasi pas dështimit të fazës së parë të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit, ndërmjetësja e këtij dialogur, Shefja e diplomacisë së BE-së Catherine Ashton , duket se i ka dhënë fund rolit të saj.

Thuhet se pasardhës i saj do të jetë Stefan Fyle, Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, është mësuar nga burimet diplomatik në Bruksel.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›