Shpërthim terrorist në Maratonën e Bostonit, 3 të vdekur (FOTO/VIDEO)
SHBA- Një hetim është në proces pas dy shpërthime pranë vijës së finishit në Maratonës Bostonit që la tre të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.
BBC-ja raporton se FBI-ja ka marrë përsipër koordinimin e asaj që ajo e përshkroi si një “hetim të mundshëm terrorist”.
Policia e Bostonit thotë se zyrtarët janë duke punuar rreth orës dhe të gjithë garës e cila është anuluar.
“Të paktën 17 persona janë plagosur rëndë”,- thonë zyrtarët.
Në një fjalim televiziv, presidenti Barack Obama u zotua për të vënë para drejtësi ata që qëndrojnë pas sulmit.
“Ne do të gjejmë se kush e bëri këtë. Ne do ta gjejmë se pse ata e bënë këtë”,- tha ai. ”Çdo individ përgjegjës, çfarëdo grupi përgjegjës, do të ndjejë peshën e plotë të drejtësisë”,-vijoi ai.
Edhe pse ai nuk e ka përdorur fjalën “terrorizëm”, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë më pas tha: “Çdo ngjarje me pajisje të shumta shpërthyese – si kjo duket të jetë – është e qartë se bëhet fjalë për një akt terrorist dhe do të trajtohet si një akt i terrorit”.
Shpërthimi i parë ndodhi në 14:50 me orën lokale, në anën veriore të Boylston Street, rreth dy orë pas fituesit kaluan vijën. Kishte konfuzion fillestar dhe panik. Disa vrapues ranë në dysheme, ndërsa policia dhe kalimtarë vrapuan për t’i ardhur në ndihmë.
Pastaj sekonda më vonë, një shpërthim i dytë shpërtheu në mes të turmës më larg nga vija e finishit. Pamjet televizive treguan vrapues të gjakosur dhe spektatorë po ashtu.
Dorina Bilbili/IDEA/
Shpërthim 'terrorist' në Maratonën e Bostonit
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 7