E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apathurai: FSK-ja nuk është ushtri

Bruksel -Zëdhënësi i NATO-s Xhejms Apathurai ka vlerësuar se puna për krijimin e FKS-së po ecën mirë, teksa ka nënvizuar se anëtarësimi në këtë forcë ka interesim të madh. “FSK nuk është ushtri, por nuk përjashton mundësinë që kjo forcë të marrë pjesë në misione ushtarake ndërkombëtare të NATO-s”-tha Apathurai në një intervistë për DW Welle, duke shtuar se është e rëndësishme që të kuptohet se kjo forcë nuk është një ushtri, nuk ka detyra ushtarake, nuk ka armë të rënda dhe është relativisht e vogël në numër, rreth 2.500 vetë.

“FSK-ja është themeluar të kryejnë detyra të tilla si çminime, përballimin e situatave emergjente civile. Për ta kontrolluar FSK-në është ngritur një Ministri Civile dhe është caktuar një ministër. Personat që po punësohen po kalojnë një proces shqyrtimi, përzgjedhjeje për të plotësuar të gjitha kriteret e vendosura”-tha më tej zëdhënësi i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›