Kaidanow: Krijimi i FSK-së, sipas standardeve
Prishtinë -Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tina Kaidanow, deklaroi për mediat e Prishtinës, se procesi i krijimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është zhvilluar sipas kritereve e standardeve të NATO-s. Ambasadorja ka kërkuar që kjo çështje të mos shfrytëzohet për arsye politike apo personale, pasi dëmton imazhin e Kosovës dhe vetë FSK-së. "Nuk është mirë që njerëzit të diskutojnë gjëra që i takojnë ekskluzivisht së kaluarës... Nuk është e dobishme që të merremi për të keq me bëmat historike të një pale apo tjetre apo që ato t'i shfrytëzojmë për ndonjë gjë të caktuar për të rrezikuar baraspeshën politike të Kosovës", tha znj. Kajdonou në një intervistë për RTK-në.
Kaidanow e vlerësoi shumë të rëndësishme krijimin e FSK-së, ndërsa i cilësoi si të panevojshme diskutimet në Kuvendin e Kosovës për dosjet e komunizmit. "Njerëzit mund të japin dorëheqje dhe mund ta bëjnë këtë për arsye të ndryshme, mund të jenë personale apo mund të jenë të pakënaqur me rolin që iu është caktuar, por në anën tjetër një ndërtim i arsyeshëm i kësaj Force të Kosovës është më se i rëndësishëm dhe për këtë duhet që të gjithë të kontribuojnë dhe të mos krijojnë më shumë telashe nga ç'kemi nevojë për to", tha Kaidanow.