"Administrata ushtroi presion mbi mua për rritjen e nivelit të sigurisë"
Ish-guvernatori i Pensilvanisë
dhe drejtori i parë i Departamentit
të Sigurisë së Brendshme,
Tom Ridge, ka deklaruar se
i është bërë presion nga disa krerë
të agjencive të tjera për të rritur
nivelin e rrezikut nga terrorizmi
në prag të zgjedhjeve presidenciale
të vitit 2004. Këtë kërkesë
ai e kishte refuzuar duke qenë se
e konsideronte me sfond politik.
Kjo deklaratë është pjesë e materialeve
promovuese për librin
e ri të ish-zyrtarit të lartë, që do
të dalë në shtyp më 1 shtator. Në
këtë material thuhet se personat
që i bënë presion Ridge-s ishin
ish-sekretari i Mbrojtjes, Donald
Rumsfeld dhe ish-prokurori
i Përgjithshëm, John Ashcroft.
Pas këtij episodi, e ndjeva që
duhet ta lija detyrën dhe të vazhdoja
me planet e mi personale.
Libri titullohet "Prova e kohës
sonë: Amerika në rrethim dhe
si mund të jemi sërish të sigurt".
Vetë Ridge paraqiti dorëheqjen
brenda muajit. Ndërkohë, ndaj
këtij pretendimi të Ridge-s, një
zyrtar i lartë i çështjeve të mbrojtjes
ka reaguar duke thënë se
ndaj Ridge-s nuk është bërë
"asnjë lloj presioni". Po ashtu,
edhe një zëdhënës i Rumsfeldit
i ka refuzuar pretendimet e
Ridge-s. Në libër autori thotë se
marrëdhëniet e tij me Rumsfeld
kanë qenë të distancuara, se gjatë
kohës që ishte në detyrë nuk
ishte ftuar asnjëherë që të merrte
pjesë në takimet e Këshillit të
Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë
e Bardhë, dhe se përpjekjet e tij
për të vendosur zyra të sigurisë së
brendshme në New Orleans dhe
6 qytete të tjera të mëdha në vitet
para uraganit "Katrina" kishin
dështuar për shkak të pengesave
burokratike. Rritja e nivelit të
rrezikshmërisë nga kërcënimet
terroriste u shndërrua në një
çështje shumë të debatueshme
në vitin 2004. Shumë demokratë
e konsideruan këtë veprim si një
tentativë për të zhvendosur vëmendjen
e opinionit publik nga
problemet e vërteta, meqë bëhej
fjalë për periudhën para zgjedhjeve
presidenciale që i dhanë
Bushit mandatin e dytë. Ridge
ndërkohë nuk ka pranuar të japë
asnjë intervistë sqaruese në lidhje
me librin dhe me kundërshtimet
që i kanë ardhur nga ish-zyrtarët
e Shtëpisë së Bardhë, që janë vënë
nën akuzë. Kohët e fundit, një
numër politikanësh që kanë shërbyer
në administratën e Bushit,
po nxjerrin libra kujtimesh për
të sqaruar pozicionet e tyre në
vendimmarrjet e administratës
së kaluar. Një i tillë pritet të dalë
edhe nga ana e zëvendësit të
Bushit, Dik Çeni, që fl et për marrëdhëniet
e tij me Presidentin dhe
për çështje të tjera kontradiktore
dhe të debatueshme.
dhe drejtori i parë i Departamentit
të Sigurisë së Brendshme,
Tom Ridge, ka deklaruar se
i është bërë presion nga disa krerë
të agjencive të tjera për të rritur
nivelin e rrezikut nga terrorizmi
në prag të zgjedhjeve presidenciale
të vitit 2004. Këtë kërkesë
ai e kishte refuzuar duke qenë se
e konsideronte me sfond politik.
Kjo deklaratë është pjesë e materialeve
promovuese për librin
e ri të ish-zyrtarit të lartë, që do
të dalë në shtyp më 1 shtator. Në
këtë material thuhet se personat
që i bënë presion Ridge-s ishin
ish-sekretari i Mbrojtjes, Donald
Rumsfeld dhe ish-prokurori
i Përgjithshëm, John Ashcroft.
Pas këtij episodi, e ndjeva që
duhet ta lija detyrën dhe të vazhdoja
me planet e mi personale.
Libri titullohet "Prova e kohës
sonë: Amerika në rrethim dhe
si mund të jemi sërish të sigurt".
Vetë Ridge paraqiti dorëheqjen
brenda muajit. Ndërkohë, ndaj
këtij pretendimi të Ridge-s, një
zyrtar i lartë i çështjeve të mbrojtjes
ka reaguar duke thënë se
ndaj Ridge-s nuk është bërë
"asnjë lloj presioni". Po ashtu,
edhe një zëdhënës i Rumsfeldit
i ka refuzuar pretendimet e
Ridge-s. Në libër autori thotë se
marrëdhëniet e tij me Rumsfeld
kanë qenë të distancuara, se gjatë
kohës që ishte në detyrë nuk
ishte ftuar asnjëherë që të merrte
pjesë në takimet e Këshillit të
Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë
e Bardhë, dhe se përpjekjet e tij
për të vendosur zyra të sigurisë së
brendshme në New Orleans dhe
6 qytete të tjera të mëdha në vitet
para uraganit "Katrina" kishin
dështuar për shkak të pengesave
burokratike. Rritja e nivelit të
rrezikshmërisë nga kërcënimet
terroriste u shndërrua në një
çështje shumë të debatueshme
në vitin 2004. Shumë demokratë
e konsideruan këtë veprim si një
tentativë për të zhvendosur vëmendjen
e opinionit publik nga
problemet e vërteta, meqë bëhej
fjalë për periudhën para zgjedhjeve
presidenciale që i dhanë
Bushit mandatin e dytë. Ridge
ndërkohë nuk ka pranuar të japë
asnjë intervistë sqaruese në lidhje
me librin dhe me kundërshtimet
që i kanë ardhur nga ish-zyrtarët
e Shtëpisë së Bardhë, që janë vënë
nën akuzë. Kohët e fundit, një
numër politikanësh që kanë shërbyer
në administratën e Bushit,
po nxjerrin libra kujtimesh për
të sqaruar pozicionet e tyre në
vendimmarrjet e administratës
së kaluar. Një i tillë pritet të dalë
edhe nga ana e zëvendësit të
Bushit, Dik Çeni, që fl et për marrëdhëniet
e tij me Presidentin dhe
për çështje të tjera kontradiktore
dhe të debatueshme.