Çmenduritë e Boltit
Berlini u çmend para dy ditësh për një tjetër "kryevepër" të Usain Boltit: 11 të qindtat më pak se rekordi i Pekinit. Një sprinter i tillë nuk ishte parë kurrë më parë në historinë e këtij sporti. "Bëra atë që duhej. Për këtë kisha ardhur".
Pasi përfundoi garën, djaloshi xhamajkan shtrëngoi dhëmbët dhe i hodhi një sy tabelës elektronike. Ndërsa e shihte që kishte shënuar një tjetër rekord të ri botëror, të tjerët ishin ende në garë. Sepse askush nuk mund të krahasohet me të. Rivali i Bolt ishte 7 metra larg kur ai kishte prekur finishin. Një tjetër rekord botëror, një tjetër kronometër i ndalur në kohën e çmendur 19"19. Pesha e rëndë e një fitoreje të tillë për të nuk ekziston. Plot 11 të qindtat më pak edhe në 200 metra, ashtu si te rekordi i 100 metrave. Gjithë bota tashmë i ka kthyer sytë nga ai. Bolt është legjenda e re e atletikës: "Unë jam ende i madh, ndërsa atletika është bërë e vogël". Vetëm për të perëndimi nuk ekziston, për të ka gjithmonë një agim të shkëlqyer, të mbushur me shpresë dhe gjëra të bukura. Ai nuk ka frikë, nuk trembet nga asgjë. Ai shenjën e tij e le gjithmonë, sa herë që duhet. Nuk është i fiksuar pas rekordeve, por kënaqësinë që të dhurojnë ato nuk kërkon ta mohojë. Është i sjellshëm, korrekt, dhe aspak i papërgjegjshëm, siç thonë. Është e vërtetë se në Kingston në Xhamajkë frekuenton shpesh "Loft", diskotekën pas hotel "Hilton" dhe nuk largohet prej aty para orës tre të natës. Megjithatë në stërvitje shkon. Pyetjes nëse të gjithë presin një tjetër rekord nga ai, i përgjigjet kështu: "Është një moment shumë i veçantë për mua. Nuk e di se deri ku mund të arrij. Përpiqem vetëm të vrapoj shpejt dhe të ndiej kënaqësi teksa shoh se gjithë stadiumi "vrapon" me mua. Bëra atë që duhej, erdha në Berlin për këtë". Përpara tij, të tjerët duken shumë të vegjël. Dje, "biri i erës" mbushi 23 vjeç, por nuk mori asnjë dhuratë nga sponsori i tij "Puma" për këtë vit. Në Pekin i kishte bërë dhuratë një "BMW" të re, që e prishi në një aksident rrugor. Por nga Gjermania nuk do të ikë duarbosh. Organizatorët e Botërorit të Atletikës kanë menduar t‘i dhurojnë Boltit një pjesë të murit që për shumë dhjetëvjeçarë ka ndarë kryeqytetin gjerman. Do të jetë vetë kryetari i bashkisë, Klaus Wowereit, që do t‘ia dorëzojë. Edhe Michael Johnson, që para Olimpiadës së Pekinit e konsideronte Boltin një atlet të mirë, por pa aftësitë e nevojshme për garën e 200 metrave, tani tërhiqet dhe thotë se Usain mund të thyejë edhe rekordin botëror të 200 metrave, dhe pse duhet shumë punë. Ku i dihet, sepse Bolti sapo ka nisur të koleksionojë medaljet. "Ngjyra e zezë në flamurin tonë është vuajtja që kemi pësuar në të kaluarën, e verdha është dielli që na ndriçon, dhe jeshilja shpresa se gjithçka është e mundur", pati thënë ministri xhamajkan i Sporteve në kohën kur Bolt vraponte rreth stadiumit me flamurin e tij kombëtar mbi shpinë. "Jam i lodhur tani e dua vetëm të fle", u përgjigj ai kur i thanë se si do ta festonte rekordin botëror. Ishte vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 23-të, por për Boltin qetësia e brendshme dhe forma e mirë fizike e kanë bërë sprinterin më të paarritshëm të të gjitha kohërave. "Shpresoj të kem vendosur një rekord, që të jetë në gjendje të rezistojë edhe për 50-60 vitet e ardhshme. Megjithëse do të më pëlqente që rekordi i 200 metrave të ishte ai më i paarritshmi. Mos i zini besë askujt që thotë se është i lumtur, që nuk është më mbajtësi i rekordit dhe se ka gjetur një pasardhës të ri. Jua garantoj se janë tërbuar nga inati. Një rekord është gjithmonë një diçka e veçantë". Pse Xhamajka triumfon gjithmonë? "Ndoshta sepse e kanë shpejtësinë në gjak, ose sepse ushqehen me qumësht kokosi, banane jeshile, supë, kallamsheqeri, fruta e perime". Disa mendojë se sekreti qëndron tek ADN-ja, te një gjen i trashëguar, që i lejon të vrapojnë më shpejt se të tjerët".
Xhamajka e të famshmëve
Asafa Pauell, Marlene Otei, Donavan Bailei, Lindford Kristie, Don Quarrie, Lenoks Miller, MekKenlej, jo më kot janë quajtur si një përzierje "vdekjeprurëse" brezash këmbëshpejtë. Një vend i vogël dhe i varfër, me 2 milionë e 700 mijë banorë, që Bolt dhe shokët e tij të "skuadrës" ia kanë ndryshuar përgjithmonë imazhin. Sprinti është produkti kryesor për eksport, aq sa në aeroportin e vendit, në Kingston, sheh postera gjigantë të sportistëve, sikur të ishin ata të qeverisë. Pothuajse 60 për qind e popullsisë është nën 30 vjeç. Pyetja që lind natyrshëm është se si ia bëjnë këta djem që kërcejnë nën ritmet e muzikës rege, pemëve të bananeve dhe kokosit, ta ndalin kronometrin në shifra të paimagjinueshme. Mjafton të shkosh të shohësh shkollat fillore ku kanë studiuar: janë shumë kilometra larg vendeve ku jetojnë. Nxënësit vijnë me vrap nga fshatrat fqinjë dhe shkolla më e afërt është rreth 5 kilometra larg. Nga janari në dhjetor, në Xhamajkë vetëm vrapohet, sepse ky ishull i vogël, i vendosur në detin e Karaibeve, nuk e njeh fare dimrin si stinë. Për t‘i shpëtuar varfërisë së skajshme, të gjithë vrapojnë për të marrë një bursë dhe një mundësi për t‘u larguar jashtë vendit, sidomos në Amerikë. Rivaliteti është i madh. Çdo fundjavë zhvillohen gara, ku marrin pjesë rreth më shumë se 180 të rinj. Të vraposh aty është njëlloj si të shënosh një gol, motivi i vetëm për të cilin ia vlen të ëndërrosh.
Evolucioni i rekordeve në 200 metra
20"5 Livio Berruti, Itali, 03.09.1960 në Romë
20"3 Henry Carr, SHBA, 23.03.1963 në Tempe
20"2 Henry Carr, SHBA, 04.04.1964 në Tempe
20"0 Tommie Smith, SHBA, 10.06.1966 në Sacramento
19"81 Tommie Smith, SHBA, 16.10.1968 Meksikë
19"72 Pietro Manea, Itali, 12.09.1972 Meksikë
19"32 Michael Johnson, SHBA, 01.08.1986 në Atlanta
19"30 Usain Bolt, Xhamajkë, 20.08.2008 në Pekin
19"19 Usain Bolt, Xhamajkë, 20.08.2009 Berlin