Shperthim misterioz i vetures ne kryeqytet

Policia thote se shperthimi ndodhi pas nje mase elektrike ne bateri por nuk perjashtohet akti i qellimshem
TIRANE- Nje autoveture e markes BM me targa te Tiranes ne ngjyre te zeze shpertheu ne flake dje ne mbremje ne rrugen Siri Kodra ne kryeqytet pas nje mase elektrike ne baterine e saj. Ky eshte versioni i policise ne lidhje me ngjarjen e cila mberriti menjehere ne adresen e mesiperme per te verifikuar situaten dhe per te sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Shperthimi ndodhi rreth ores 1900 kur vetura ndodhej e parkuar ne rrugen Siri Kodra ne nje zone ku ndahen territoret e kontrolluara nga komisariatet nr.3 dhe nr.4. Efektivet blu te komisariatit te policise nr.3 mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes dhe nisen menjehere hetimin e shperthimit.
Nga marrja e deshmive te personave qe kishin qene ne vendin e ngjarjes policia kishte konstatuar se shperthimi i mjetit kishte ndodhur nga pjesa e perparme e tij ne zonen poshte kofanos. Nderkaq ekspertet kriminaliste dhe autoteknike mberriten gjithashtu duke nisur menjehere veprimet per zbardhjen e ngjarjes. Nga keqyrja e kryer prej tyre jane ngritur dyshime te ndryshme per mundesine e prejardhjes se shperthimit.
Nga veprimet e kryera ne vendin e ngjarjes policia ka vene re se demtimet e mjetit pavaresisht zhurmes se shkaktuar e cila ishte e fuqishme eshte konkluduar se shperthimi mund te kete ardhur nga bateria e automjetit. Ky eshte nje nga versionet e policise ne lidhje me ngjarjen e ndodhur.
Ne nje konkluzion te tille ekspertet e policise kane dale pas nje sere veprimesh te kryera ne vendin e ngjarjes. I pyetur pronari i automjetit ne lidhje me probleme te mundshme te tij ka mohuar te kete pasur konflikte te ndryshme apo mosmarreveshje.
Gjithsesi burimet e policise moren ne konsiderate edhe nje mundesi per veprime te qellimshme me lende shperthyese nga persona te trete. Pavaresisht ketij dyshimi deklarimi i pronarit te mjetit se nuk kishte probleme si dhe verifikimi i deklaratave te tij ka bere qe policia te konkludoje se shperthimi ka qene aksidental.
Nje fakt i tille eshte pohuar edhe nga ekspertet kriminaliste qe kane pohuar se shpethimi eshte verejtur ne zonen e baterise qe ka shkaktuar nje mase. Pritet qe ne ditet ne vazhdim policia te sqaroje edhe rrethana te tjera per te plotesuar kuadrin e plote te kesaj ngjarjeje.