E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja ne Durres dyshohet larje hesapesh

Ervis Ceka ndalohet ne spital pasi iu gjet arme ne makine. Policia beri te ditur se ai nuk levizte i pashoqeruar


I plagosuri me arme zjarri ne Durres Elvis Ceka kalon ne gjendje procedimi penal ne gjendje te lire per armembajtje pa leje. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur per larje hesapesh. Policia ka deklaruar se atentatoret e tij kane qene tashme sipas nje formule klasike ne ekzekutimet e kryera ne kete qytet me motociklete dhe se pasi kane qelluar disa here ata jane larguar nga vendngjarja.


Jane marre ne pyetje persona te ndryshem kryesisht ne lagjen e viktimes per te pyetur mbi konfliktet qe ai mund te kete pasur pasi fakti qe ai udhetonte i armatosur sipas hetuesve te ceshtjes tregon se ai ndihej i kercenuar. Viktima kishte qene emigrant ne shtetin italian dhe qe nga viti 2007 ai nuk ishte kthyer me atje.


Nje nder pistat e mundshme sipas burimeve te rezervuara te informacionit eshte edhe ajo e larjes se hesapeve mes grupeve te trafikanteve. Keto burime megjithese viktima nuk ka pasur precedente penale ne Shqiperi thone se ka dyshime sipas informacioneve operative se mund te kete qene i perzier me trafiqe te paligjshme pasi ishte i papune dhe jetonte mire si dhe perdorte nje makine luksoze prodhim i vitit 2005.


Makina dhe arma luksoze gjysmautomatike e tipit Ruger prodhim amerikan qe iu gjet se bashku me municionet tregojne se viktima dispononte burime te ardhurash dhe deshmitaret e pyetur kane deshmuar se viktima gjithnje ka udhetuar i shoqeruar.


Policia


Blute deklaruan se pas hetimeve pas atentatit te bere ndaj Elvis Cekes rezultoi se rreth ores 1030 i demtuari Elvis Ceka gjate kohes qe udhetonte se bashku me dy shoke te tij me automjetin tip Volksvagen me targa DR 0850 F eshte qelluar me arme zjarri pistolete nga nje person i paidentifikuar. Policia ka hedhur variantin se mendohet autori i ketij atentati levizte me motociklete.


Sipas saj ne vijim te veprimeve procedurale te kryera gjate kontrollit te ushtruar ne automjetin me te cilin udhetonte i demtuari u gjet e sekuestrua ne cilesine e proves materiale edhe nje pistolete tip Ruger e kalibrit 9 mm se bashku me nje kreher dhe 14 fisheke te kalibrit 9 mm.


Policia deklaron se nga konsultimi edhe me Prokurorine e Rrethit Durres nisi procedimi penal ne gjendje te lire i shtetasit Elvis Ceka nisur nga gjendja e tij shendetesore per akuzen e mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.


Nderkohe sipas zedheneses vazhdon puna ne drejtim te identifikimit te autoreve te ngjarjes si dhe sqarimit te plote te rrethanave te saj. Megjithese viktima nuk ka pranuar te bashkepunoje rreth autoreve te mundshem te tentatives per ta vrare.


Nderkohe mjeket e spitalit ushtarak kane deklaruar se viktima ka dale nga gjendja e rrezikut per jeten por nje plumb qe e ka goditur ne shtyllen kurrizore rrezikon qe ta lere me pasoja te renda.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›