E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen 800 rrënjë drogë, në pranga 3 persona

Burime zyrtare bënë të ditur se janë arrestuar tre persona për ngjarjen, përkatësisht A. P 17-vjeç, Fatmir Shpati 22-vjeç, Arben Shpati 42-vjeç, të cilët u kapën në flagrancë  duke punuar tokën ku u gjetën bimët narkotike.

Gjithashtu u pyet në cilësinë e personit nën hetim, shtetasi Zef Guri 60-vjeç, banues në fshatin Vrakë komuna Gruemire rrethi Malësi e Madhe, me detyrë Roje i Policisë Pyjore, për veprën penale “Moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës”.

U bë shpallja në kërkim e shtetasit Gjon Bungu 49-vjeç banues në fshatin Plan komuna Pult rrethi Shkodër, me detyrë Kryeplak i këtij fshati, për veprën penale “Moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës”. Në lidhje me këtë ngjarje po vazhdojnë hetimet e mëtejshme, duke bashkëpunuar me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për persona të tjerë që janë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike./S.Ll/Start/

                                                                                             2011-06-24 09:27
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›