Fule: Marrëveshja e Ohrit duhet të ecë përpara
BRUKSEL- Pas takimit në Bruksel, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle duke përshëndetur zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni bëri thirrje për formim të shpejtë të qeverisë, në mënyrë që ajo të rinisë punën për reformat.
“Ramë dakord për hapat e mëtejshme në reformat evropiane si zbatim të vërtetë të reformës në administratën publike dhe në gjyqësor, në luftën kundër korrupsionit dhe në garantimin e lirisë së mediave. Theksova gjithashtu se puna për Marrëveshjen e Ohrit dhe për romët duhet të ecë përpara”,- deklaroi Fyle.
Komisioneri Fyle theksoi se nëse Maqedonia dëshiron të ruajë mendimin pozitiv që ndëkombëtarët kanë për të ajo duhet të shënojë progres së reformat kyce. Ndërkohë që nënvizoi faktin se cështja e emrit mbetet thelbësore dhe se Maqedonia dhe Greqia duhet të angazhohen pëer gjetjen e zgjidhjes.
“Nëse doni të ruani rekomandimin pozitiv vendi duhet të shënojë progres në reformat kyçe. E përveç kësaj, Komisionieri u ndal edhe tek çështja e emrit. “Edhe zgjidhja e çështjes së emrit mbetet thelbësore. Të dyja palët duhet të angazhohen, ose nën udhëheqjen e OKB-ve, ose nëpërmjet bisedimeve direkte”,- theksoi komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle.
(e.m/tg/BalkanWeb)