Mulosmani denohet me burgim perjete
Tirane- Jaho Mulosmani i denuar per vrasjen e deputetit te Partise Demokratike, Azem Hajdari eshte denuar dje serish me burgim perjete per vepren penale te "vrasjes me dashje". Gjykata e Tiranes e ka shpallur ate fajtor per vrasjen e dyfishte ne ngarkim te Bislim Hykes dhe Isuf Bashkurtit, ngjarje kjo e ndodhur ne qytetin e Tropojes ne vitin 1999. Gjate seances se djeshme gjyqesore, prokurori i ceshtjes lexoi konkluzionet e tij perfundimtare, duke e shpallur Mulosmanin fajtor per krimin e kryer. Nderkohe qe avokati i Mulosmanit, ka kerkuar pafajesine e klientit te tij nga ana e gjykates. Trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit, Petrit Como ka vendosur dje deklarimin fajtor dhe denimin e Mulosmanit me burgim te perjetshem. Duke marre parasysh qe i pandehuri eshte duke u gjykuar me gjykim te shkurtuar, i pandehuri ka shpetuar nga burgimi i perjetshem, duke u denuar perfundimisht me 25 vjet burgim. Gjate seances se djeshme gjyqesore gjykata ka bere edhe bashkimin e dy vendimeve ne ngarkim te Mulosmanit, vendimin e dhene per vrasjen e deputetit te PD-se, Azem Hajdari dhe vendimin e djeshem. Si pasoje e bashkimit te dy vendimeve i pandehuri do te vuaje denimin e tij me burgim perjete. Ngjarja per te cilen akuzohet Mulosmani ka ndodhur me 4 gusht 1999. Nga nje atentat me mina te telekomanduara, vriten ne fshatin Cerrnice te Tropojes, Halil Haklaj dhe Feriz Kernaja. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria, nga atentati plagosen edhe Fatmir Haklaj dhe Fatmir Daka. Ngjarja pasohet nga nje tjeter gjakderdhje vetem pak ore me pas, ne qender te qytetit te Tropojes. Bresheria e plumbave le te vdekur ne vend Bislim Hyken dhe Isuf Bashkurtin. Pistat e para hetimore u ngushtuan rreth nje emri te vetem si autor i kesaj ngjarjeje, Jaho Mulosmani. Ne ate kohe ai mbante detyren e shefit te rendit ne Komisariatin e Policise se Tropojes. Njeri nga viktimat e ngjarjes, Bislim Hyka, ishte vellai i shefit te Komisariatit te Policise se Kukesit. Sipas hetimeve, Jaho Mulosmani kishte qelluar mbi viktimat ne shenje hakmarrjeje, pasi bente pergjegjes te afermit e Hykes, per vrasjen e Halil Haklajt dhe Feriz Kernajes.