E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet apelimi per ekstradimin e Ilir Kumbaros

Shtyhet procesi i apelimit te ekstradimit te Ilir Kumbaros, nje nga 4 te pandehurit e procesit gjyqesor per zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha. Sipas burimeve te TCH, ne seancen e djeshme gjyqesore ne Londer te Britanise se Madhe, avokatet e Kumbaros i kane kerkuar gjykates me shume kohe per pergatitjen e apelimit. Edhe dy jave me pare, avokatet e Kumbaros kerkuan kohe per apelimin, pasi ishin ne pritje te nje raporti hartuar nga nje ekspert ne Tirane. Raporti, i cili mesohet se ka mberritur ne Londer disa dite me pare, do t'i sherbeje mbrojtjes si nje argument shume i forte per rrezimin e vendimit te gjykates per ekstradimin e Kumbaros. Me 24 mars 2009, gjykata britanike vendosi ekstradimit ne Shqiperi te Ilir Kumbaros. Por ky vendim u apelua nga avokatet mbrojtes te tij.

Ilir Kumbaro akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, per rrembimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, ngjarje kjo e ndodhur me 21 tetor te vitit 1995. Se bashku me Kumbaron, te pandehur ne kete proces jane Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, ndersa eshte vecuar dosja per Budjon Mecen. Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, te pandehurit pasi kane marre peng biznesmenin nga punishtja e duraluminit, e kane derguar ate ne bazen e SHIK-ut ne Vain te Lezhes, ku dhe dyshohet te jete varrosur.

Apelimi

Ne seancen e djeshme gjyqesore ne Londer te Britanise se Madhe, avokatet e Kumbaros i kane kerkuar gjykates me shume kohe per pergatitjen e apelimit. Edhe dy jave me pare mbrojtja kerkoi me shume kohe, pasi ishte ne pritje te nje raporti nga Tirana.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›