Raketat, trafik armësh me makinat e policisë
17/12/2004 TIRANË –Rritet numri i personave që i kanë shpëtuar operacionit të prokurorisë dhe policisë për kapjen e tri raketave kundërajrore, në Fushë-Prezë pranë Tiranës, pesë ditë më parë. Të shpëtuarit, sipas policisë, janë blerës të armëve që trafikoheshin në linjën e zbuluar së fundi. Shërbimet e huaja, kryesisht ato amerikane, kanë dhënë ndihmë në aksionin e arrestimit. Blerja e armëve të lehta në këtë linjë, sipas dokumenteve të hetimit, ka filluar një vit më parë. Prokuroria e Krimeve të Rënda, konfirmoi dje se numri i personave që kanë shpëtuar nga prangat e aksionit “antiraketë”, është më i madh se dy. Hetuesit pohuan se trafikantët dhe bashkëpunëtorët e tyre, kanë komunikuar me radio mes tyre dhe kanë arritur të sinjalizojnë njëri-tjetrin për goditjen që ka bërë prokuroria dhe policia. I gjithë komunikimi është bërë disa sekonda pasi në Fushë-Prezë ishte ndaluar nga agjentët antitrafik, makina në të cilën ndodheshin tri raketat “STRELA 2M”. Personat që ndodheshin në makinë kanë njoftuar bashkëpunëtorët e tyre, të cilët i kanë shpëtuar aksionit, duke u shmangur nga patrullat dhe postblloqet e policisë.
Trafiku
Titullari i organit të hetimeve nuk e fsheh dyshimin e tij, se armët mund të jenë trafikuar kohë më parë, edhe në makinat e policisë. Sipas zyrtarit të hetimit, pikërisht një mënyrë e tillë trafikimi, e ka mbajtur të fshehtë për shumë kohë lëvizjen e armëve, pasi askush nuk dyshonte te makinat e policisë, e si rrjedhim ndaj tyre nuk kishte asnjë lloj kontrolli. Lëvizja e armëve në makinat e policisë, nëpërmjet efektivave të tjerë të përfshirë në trafik, mendohet të jenë edhe çelësi i suksesit dhe jetëgjatësisë së linjës së trafikut të armëve të vogla. Ky sukses ka vijuar deri në momentin kur përgjuesit malazezë, regjistruan në disa biseda telefonike në gjuhën shqipe, porositjet për armë të rënda, sikurse janë raketat. Pazaret bëheshin mes një grupi personash. Ky ishte momenti kur dosja erdhi nga policia malazeze në Tiranë dhe u hapën hetimet.
Blerësit
Dy personat që i kanë shpëtuar operacionit për kapjen e tri raketave “STRELA 2M”, kanë blerë armë të vogla nga Mali i Zi dhe i kanë trafikuar ato jashtë Shqipërisë, prej një viti. “Trafikimi i armëve të lehta në linjën ku po kalonin raketat gjashtë ditë më parë, ka më shumë se një vit që vazhdon”, thanë burimet zyrtare të akuzës. Gjatë kësaj kohë, sipas një zyrtari të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dy personat që kanë shpëtuar nga prangat, kanë blerë armë nga Mali i Zi dhe i kanë nisur ato jashtë Shqipërisë. Ky zyrtar i Prokurorisë, nuk e përjashton mundësinë që efektivi i forcave speciale që akuzohet në trafik Armir Troshani (ish-efektiv i forcave speciale të policisë), mund të jetë përfshirë në veprimtarinë kriminale, që në kohën kur mbante mbi trup uniformën e policisë.
Amerikanët ndihmuan
kapjen e raketave
Homologët amerikanë të Prokurorisë dhe drejtësisë shqiptare, kanë dhënë një ndihmesë të konsiderueshme në zbulimin dhe goditjen e një prej linjave më të fuqishme të trafikut të armëve nga Shqipëria. Autoritetet amerikane, që bashkëpunojnë me drejtësinë shqiptare, kanë ofruar jo vetëm përvojën e tyre në organizimin e operacionit të ndërhyrjes, por kanë dhënë ndihmesë edhe në fusha të tjera për realizimin me sukses të operacionit. Ekspertët e Departamentit Amerikan të Drejtësisë dhe të zyrës së Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, kanë mbajtur kontakte me zyrtarët shqiptarë dhe u kanë ofruar atyre mbështetjen dhe përvojën e tyre, në kapjen e raketave dhe arrestimin e trafikantëve të armëve. Kapja e raketave në Fushë-Prezë në afërsi të Tiranës, nuk është i vetmi rast i bashkëpunimit të suksesshëm shqiptaro-amerikan. Drejtësia e vendit tonë ka bashkëpunuar në mënyrë të vazhdueshme me autoritetet amerikane, jo vetëm në luftën kundër korrupsionit, por edhe në goditjen e trafiqeve të paligjshme dhe veprave të tjera penale të krimit të organizuar. T.S.
“Nuk ka prova për
njërin trafikant”
Prokuroria e Krimeve të Rënda, tha dje se për njërin nga katër të arrestuarit, nuk ka prova të mjaftueshme. Sipas shqyrtimit hetimor të dosjes, ndaj njërit prej katër të arrestuarve, Prokuroria vlerëson se nuk ka prova. “Ai mund ta ketë kryer trafikun ose mund të ketë dhënë ndihmesë për transportin dhe shitjen e raketave dhe armëve të tjera të lehta, që janë trafikuar më parë. Por provat ndaj tij nuk janë të mjaftueshme. Pjesa e dosjes me akuzat dhe provat kundër këtij personi, po rishqyrtohet. Në bazë të përcaktimeve ligjore për të drejtat e personave që procedohen penalisht, nuk përjashtohet mundësia e kërkesës për një masë sigurie më të lehtë ndaj këtij personi, derisa ndaj tij nuk ka prova të mjaftueshme. “Ne e cilësojmë shkelje të të drejtave të personit të pandehur, mbajtjen e tij në arrest me burg, me provat ekzistuese. Detyra jonë është t'i gjejmë provat në rrugë ligjore, dhe jo të mbajmë njerëz në burg pa prova”, tha dje një zyrtar i organit hetimor. Sipas tij, ashtu sikurse goditja e kriminalitetit, edhe zbatimi i të drejtave të njeriut është detyrim dhe qëllim i Prokurorisë për Krime të Rënda. T.S.
Të arrestuarit, sot për masën
e sigurisë në Gjykatë
Sot pritet që në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, të merret vendimi për masën e sigurisë ndaj katër të arrestuarve për trafikimin e raketave tokë-ajër. Burimet nga Prokuroria, thanë dje se, prej dy ditësh, materialet e nevojshme për masën e sigurisë janë dorëzuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndërsa është vendosur që seanca ku do të jepet vendimi të zhvillohet sot. Vonesa në marrjen e vendimit për masën e sigurisë, sipas Prokurorisë, është bërë për shkaqe hetimore, pasi vepra penale për të cilën akuzohen të pandehurit, është e një karakteri të veçantë. Para se të shkojnë në sallën e gjyqit, prokurorët kanë kërkuar të zbardhin të gjitha të fshehtat e linjës së trafikut të armëve të rënda nëpërmjet vendit tonë dhe më pas t'i paraqesin provat para gjykatës. T.S.
Dosjet e trafikut të
armëve nga Shqipëria
2001
Gazeta e përditshme amerikane “Nju Jork Tajms”, njofton se në kohën e luftës së Bosnjës disa herë në detin Adriatik janë kapur anije shqiptare, të cilat, pasi janë kontrolluar është zbuluar se kryenin trafik armësh
8 gusht 2001
Në aksin rrugor Kukës-Peshkopi, arrestohen katër persona, të cilët dyshohet se në një makinë kishin 12 pushkë, 6 automatikë, 2 mitralozë. Kapen 3 trafikantë nga Shqipëria dhe Kosova
Tetor 2001
Në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, drejtuesit thonë se kanë patur një rast të trafikut të armëve të zbuluar me katër trafikantë të arrestuar
16 tetor 2001
Policia boshnjake arreston gjashtë persona për linjën e trafikut të armëve mes Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës. Dy nga të arrestuarit e dyshuar ishin oficerë të policisë boshnjake, ndërsa njëri kishte punuar për agjencitë e zbulimit. Kapet ngarkesa me 318 pushkë sulmi, 1008 predha mortajash, 512 granata dore dhe municione të tjera
Kukës
Xhafer Krasniqi, 72 vjeç, arrestohet nga policia. Në banesën e tij në fshatin Orçikël, gjenden 5 automatikë dhe 1200 copë fishekësh. Shtëpia e Xhafer Krasniqit mbahej nën vëzhgim si bazë e trafikut të armëve me Kosovën e Maqedoninë
Janar 2003
Ish-ministri Luan Rama, deklaron në analizën e Ministrisë së Rendit, se gjatë vitit 2002, policia ka zbuluar 18 raste për trafik armësh dhe municionesh
3 shkurt 2004
Tri persona arrestohen në fshatin Grudë të Malësisë së Madhe. Mes tyre një efektiv policie dhe një ish-polic. Gjenden 300 kg lëndë eksplozive tritol, pushkë dhe fishekë
11 mars 2003
Arrestohet në Rinas, Enver Jusufi, shqiptaro-maqedonas. I dënuar me 7 vjet burg nga Gjykata Tiranës, me akuzën e kontrabandës së armëve, zhvilluar në vitin 2000
30 qershor 2003
Policia greke zbulon një kamion me 500 mijë fishekë, i cili kishte kaluar doganën e Kapshticës. Municionet, sipas hetimeve, ishin vjedhur në vitin 1997 gjatë trazirave
15 gusht 2001
Dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Vlado Buçkovski, akuzon Shqipërinë për përfshirjen e saj në krizën maqedonase, nëpërmjet trajnimit në Shqipëri të njësiteve të guerilëve shqiptarë dhe nëpërmjet trafikut të armëve nga Shqipëria
13 dhjetor 2004
Kapen në Prezë pranë Tiranës tri raketa “STRELA 2M”. Prokuroria tha se ka provokuar blerjen e njërës prej raketave, ndërsa gjatë aksionit u arrestuan katër persona, të cilat thanë se nuk kanë bashkëpunëtorë