E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia finalizon shkurtimin e buxhetit

Udhëheqësit e koalicionit në pushtet në Greqi duhet t’i japin marrëveshjes miratimin përfundimtar, raporton “Voa”.
 
Marrëveshja e sotme vjen ndërsa ministri grek i Financave Yannis Stournaras takohet me ekipin e auditorëve nga Bashkimi Evropian, Fondi Monetar dhe Banka Qendrore Evropiane për të pare përparimin e vendit në përmbushjen e kërkesave për masat shtrënguese.
 
Kryeministri grek Antonis Samaras është planifikuar të zhvillojë bisedime me presidentin e Komisionit Evropian Manuel Barroso.
 
Zoti Samaras tha në fillim të javës se ekonomia e zhytur në recesion mund të rritet përsëri deri në fillim të vitit 2014.

                                                                                             2012-07-26 16:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›