Mund ta eliminojmë Napolin

I freskët pas golit të shkëlqyeshëm të realizuar kundër Boltonit të shtunën që shkoi, qendërmbrojtësi i Chelseas, David Luiz beson se ekipi londinez mund ta eliminojë Napolin nga Liga e Kampionëve, përkundër humbjes 3:1 në ndeshjen e parë të së tetës së finales.
“Po kalojmë nëpër një moment pozitiv. Jemi skuadër e madhe dhe skuadrat e mëdha kanë nevojë të fitojnë. Nëse luajmë siç bëmë në takimin e fundit, do të fitojmë ndaj Napolit. Ky sezon është i vështirë për ne, por është e rëndësishme të koncentrohemi në të tashmen”, deklaroi mbrojtësi brazilian.