Tek City deri në fund të kontratës

David Silva e ka ndërmend ta respektojë kontratën me Manchester Cityn.
Mesfushori spanjoll është përshtatur mjaft mirë tek ‘Citizens’, ku është bërë lojtar i rëndësishëm, që kur u transferua nga Valencia, gjatë verës së vitit të kaluar.
“City ishte i pari që lëvizi, ndërsa as Barcelona e as Real Madridi nuk kishin shprehur interesim serioz për mua. E kam marrë vendimin e duhur dhe tash jam mjaft i lumtur në Angli. Kam kontratë edhe dy vjet dhe e kam ndërmend ta respektoj”, tha 26 vjeçari, i intervistuar për ‘Onda Cero’.