Mund ta fitojmë La Ligan

Barcelona mbetet ende në krye të La Ligas spanjolle, por pas rezultateve të fundjavës që shkoi, Real Madrid i është afruar ekipit katalunas në vetëm një pikë dallim. Barazimi i Barcelonës në derbin lokal ndaj Espanyol dhe fitorja e madrilenëve kundër Valencias, e ka rikthyer entuziazmin në ambientin ‘Casa Blanca’, i cili ishte zbehur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe humbjes në shtëpi nga pikërisht Barça.
Tashmë optimist për ta fituar titullin është edhe sulmuesi Gonzalo Higuain, i cili po shkëlqen këtë sezon. Pikërisht argjentinasi ishte ai që e realizoi njërin nga dy golat e kryeqytetasve, në fitoren ndaj Valencias.
“Mund ta fitojmë La Ligan. Kanë mbetur edhe pesë xhiro dhe gjithçka është e mundshme”, theksoi ai për të përditshmen spanjolle, Marca. Higuain shpreson që rivalët kryesorë të lodhen në Ligën e Kampionëve, kur do të ballafaqohen me kampionin e Italisë, Inter. “Shpresoj që Barcelona të harxhojë energji në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të arrijmë në 98 pikë, e më pas në fund i bëjmë llogaritë”, tha në fund 22 vjeçari, që këtë sezon ka realizuar 25 gola në La Liga.