Inter përmbyt Barçën

Një Inter i shkëlqyeshëm e ka mposhtur të martën mbrëma Barcelonën me rezultat 3:1, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Në San Siro u pa një natë magjike e Nerazzurrëve: Diego Milito ishte protagonist absolut, me dy asistime për Maicon dhe Sneijder, dhe një gol.
Fitoren e ekipit italian e bëri edhe më domethënëse fakti se, edhe pse ishte në disavantazh, e përmbyti epërsinë fillestare të kampionëve të Evropës. Ndeshja ishte spektakolare që nga fillimi. Ajo filloi me një dominim të lehtë të katalonasve. Spanjollët e gjetën golin në minutën e 19-të me anë të Pedros, që u shërbye mjaft mirë nga Maxwell.
Pas kësaj, Inter nuk u rrëzua, madje u këndell, duke reaguar mjaft mirë. Edhe pse lëshoi disa raste në pjesën e parë, argjentinasi Diego Milito e shërbeu për mrekulli holandezin Sneijder, që i papenguar nga askush barazoi rezultatin (30’).
Pjesa e dytë nisi në shenjë të dominimit të Inter, që e realizoi golin e avantazhit qysh në minutën e tretë. Maicon e finalizoi një kundërsulm prefekt të dyshes Pandev-Milito. Në minutën e 61-të, “El Principe” e qoi në trans sërish stadiumin San Siro. Pas dy asistimeve, argjentinasi e realizoi me kokë golin që i dha vulë kësaj ndeshjeje, edhe pse dukej se ai ishte në pozitë jashtë lojë, kur mori asistimin nga Sneijder.
Në vazhdim, kampionët e Italisë u kthyen mbrapa për ta ruajtur rezultatin, ndërkohë që spanjollët i radhitën sulmet e njëpasnjëshme, por pa sukses. Mbrojtja e Nerazzurrëve, e udhëhequr nga ‘tanku’ Lucio, ishte në nivel. Mbrojtësi brazilian spastronte gjithçka që kishte përpara vetes.
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është kontrolluar mjaft mirë nga kundërshtarët, ndërsa Zlatan Ibrahimovic ishte një fantazmë. Ekipi Blaugrana u ankua për një rast, kur Dani Alves u rrëzua në zonë nga Sneijder, por gjyqtari e ndëshkoi me karton pikërisht mbrojtësin brazilian, për simulim.
Inter bëri një paraqitje historike, ndërsa tash i duhet ta konfirmojë këtë formë në Camp Nou, ku shkon pas një jave me dy gola avantazh.
Liga e Kampionëve
Gjysmëfinalja
Inter-Barcellona 3:1