E Diel, 1 Nëntor 2026

Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Jose Mourinho ndihet mjaft i lumtur që skuadra e tij, Inter, arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti CSKA Moskën në Rusi me rezultat minimal 1:0.

Trajneri portugez e ka ndryshuar tërësisht fizionominë e klubit italian, andaj ai beson se ka ardhur koha që Nerazzurrët të arrijnë sukses edhe në Evropë, pas dominimit të tërësishëm në vitet e fundit në Itali.

“Kemi arritur 5 fitore rresht. Jemi kualifikuar në gjysmëfinale me meritë. Ky është një ndërrim total i historisë së Interit në vitet e fundit. Kemi një skuadër që ka besim dhe mentalitet të duhur. Ne mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve, por nëse kjo nuk ndodh sivjet, sigurisht se do të ndodhë vitin tjetër ose pas pak kohësh”, tha Mourinho i cili është optimist se kësaj radhe do ta eliminojë Barcelonën.

Ai beson se sezonin e ardhshëm, skuadra do të ketë besim edhe më të madh. Mourinho e vlerëson lart këtë sezon të Interit, i cili në mes të muajit prill ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe i pari në kampionatin italian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›